Historia e Risigurimit në Shqipëri








Risigurimi në Shqipëri ka një traditë të hershme. Ekzistenca e tij përkon me praninë e shoqërive të huaja të sigurimit para çlirimit.

  • Periudha pas Luftes II Botërore deri më 1991

    • Viti 1948. Me shtetëzimin e shoqërive të huaja të sigurimit (sipas materialeve arkivore të Drejtorisë së Institutit të Arkave Shtetërore të Kursimit dhe Sigurimeve) rezulton se ky Institut ka pasur marrëveshje risigurimi me shumë shoqëri risiguruese të vendeve të huaja. Një nga më të rëndësishmet në atë kohë ishte edhe marrëveshja me “DARAG”.
    • Viti 1961. Pranë këtij Instituti u krijua sektori i sigurimeve të jashtme, që në fillim merrej me pranimin e sigurimit të mallrave të Export-Importit.
    • Viti 1965. U zgjerua aktiviteti me pjesëmarrjen edhe në risigurimet e institucioneve, me të cilat u lidhën marrëveshje, përkatësisht me ato të Kinës, Polonisë, Çekosllovakisë, R.D.Gjermanisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Francës, Italisë etj .
  • Periudha pas muajit korrik të vitit 1991

    • Viti 1991. Me krijimin e kompanisë së sigurimeve “INSIG” u lidhën marrëveshje risigurimi me kompani risigurimesh me emër në botë. Futja e kompanive të reja në treg dhe rritja e tregut të sigurimeve bënë të domosdoshme lidhjen e marrëveshjeve të risigurimit.

Shoqëritë shqiptare të sigurimit kanë kryer sigurime të suksesshme pranë: “Swiss Re”, “Munich Re”, “Health Lambert”, “Tryg Baltika”, “Bayrische Re”, “Marsh Inc”, “Partner Re”, “Zurich Re” etj.

Në Shkurt të vitit 2006 nga SIGAL sh.a krijoi të parën dhe të vetmen shoqëri të risigurimeve në Shqipëri, duke u shndërruar kështu në të parin sigurues të siguruesve shqiptare. Ndërsa portofoli i SIGAL sh.a. është i risiguruar 100% në tregun ndërkombëtar të risigurimeve.

Kompania përfiton nëse ajo është e siguruar tek risigurues të fuqishëm. Risiguruesit janë një faktor potencial rritjeje. Risiguruesit marrin përsipër një pjesë të konsiderueshme risku. Kështu, ata lejojnë dhe mundësojnë shoqërinë ceduese të marrë në sigurim klientë të fuqishëm dhe të realizojë një nivel të lartë të ardhurash.